Vetdorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e dy të rinjve serbë në Kosovë

0
Gjigandi

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Drajkovc të Shtërpcës ku dy persona 11 dhe 31 vjeçar shtetas serb janë plagosur nga i dyshuari A.Kurtaj.

Ky i fundit i ka qëlluar dy të rinjtë teksa ka qenë në një automjet në lëvizje dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Indeksonline ka kontaktuar me të dyshuarin i cila ka thënë se ndihet i pafajshëm për rasttin që po ndërlidhet emri i tij.

Ai ishte duke qëndruar në një vend në Prevallë gjatë bisedës dhe po priste patrullën e Policisë, ndërsa kjo e fundit nuk vonoi dhe u shfaq në momentin që i dyshuari po fliste.

Biseda:

RonaTyra

A.Kurtaj: Në Prevallë… Jo hala s’ka ardhë një patrullë me më marr

A.Kurtaj: Qe veq erdhën (policia)

Policia në njoftimin e saj bëri me dije se dy të plagosurit ishin në spital duke marrë mjekim dhe ishin jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që të shumtë kanë qenë zyrtarët lartë të Kosovës që kanë reaguar dhe dënuar ngjarjen.

Lexo edhe: Plagosja e serbëve në Kosovë, reagon Kurti: Jam i brengosur, dënoj sulmin ndaj dy qytetarëve

Njoftimi i policisë:

“Sot, rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtērpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetin e Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu