Veriu ende i bllokuar, ​​mbyllen shkollat. Chollet dhe Escobar mbërrijnë sot në Kosovë

0
Gjigandi

Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor teksa raportohet se shkollat ​​në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura.

Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudar afër Zveçanit. Nuk dihet se kush ka qëlluar.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren.

Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi. Pas seancës së Këshillit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve dhe thekson se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

RonaTyra

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar përmes deklaratave të përbashkëta për situatën në veri të Kosovës. Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri. Kryediplomatja gjermane deklaroi se Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale, ndërkaq Serbia ka vazhduar të rris tensionet – duke mos vepruar njëjtë si Kosova në atë situatë të tensionuar.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojnë sot në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës.

Takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë pritet t’i zhvillojnë në orët e vona të pasdites, ndërsa me udhëheqësit e opozitës do të takohen paraditen e së martës.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu