Vendosnin baste sportive përmes celularit, arrestohen 7 persona në Tiranë

0
Gjigandi

Policia e Tiranës ka goditur 3 raste të vendosjes së basteve sportive të jashtëligjshme. Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar në flagrancë 7 persona dhe u procedua një tjetër në 3 lokale të ndryshme.

Arrestimi i tyre erdhi në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

Njoftimi i Policië:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit.

Goditen 3 raste të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, vihen në pranga 7 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

RonaTyra

Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 3 raste të kësaj veprimtarie.

Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. B., 28 vjeç, E. B., 39 vjeç, A. A., 34 vjeç, R. H., 33 vjeç, H. H., 34 vjeç, F. O., 56 vjeç, A. D., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. D., 43 vjeç. në 3 lokale të ndryshme

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 3 lokale të ndryshme, këta shtetas u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu