Si pasojë e barrikadës së vendosur në anën shtetit të Serbisë nga nacionalistë serbë, është mbyllur pika kufitare në Merdare.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, më saktësisht Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar.
Në njoftim thuhet se kjo pikë kufitare është mbyllur si shkak i vendosjes së barrikadës në territor të Serbisë, rreth dy kilometra larg kufirit.
Në këtë pjesë të territorit, për vendosje të barrikadës, e një shenjë proteste të vazhdueshme, janë mbledhur rreth njëzet serbë lokalë.
Kalimi është i bllokuar në anën e Kurshumlisë të vijës administrative.
Për pengimin e qarkullimit, qytetarët kanë vendosur në rrugë një kamion me rimorkio dhe traktorë.
a.m/dita