“Vëllai i Madh” kërkon nga banorët që të kërcejnë me molla në gojë

0
Gjigandi

Gjatë mbrëmjes së sotme banorët kanë pranuar një zarf tjetër nga “Vëllai i Madh”, e brenda të cilit u shpjegua në detaje “Sfida e Kërcimit”.

“Kërcejmë së bashku. Banorë, Big Brother ju jep një sfidë kërcimi. Ju duhet të kërceni me njëri-tjetrin. Çdo mashkull i shtëpisë duhet të kërcejë me çdo femër të shtëpisë me nga një këngë. Me çdo këngë që do të kërceni, duhet të hani nga një mollë, por pa e prekur atë”, thuhej në njoftimin e “Vëllait të Madh”.

Ju duhet të ndaheni në çifte, pesë çiftet e para bëhen gati duke u afruar me njëri-tjetrin, banori që ngelë pa partner, ka për detyrë të vendosë mollën në gojën e çiftit. Pas mbarimit të këngës së parë, ndërrohen çiftet. Dhe kështu me radhë, derisa të gjithë të kërcejnë me të gjithë dhe të keni ngrënë nga një mollë” , u tha tutje.

Por, si e kaluan banorët këtë sfidë? Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu