Vëllai i Icardit fyen Wandën në rrjetet sociale: Sa qenie njerëzore e neveritshme! Le të shohim nëse…

0
Gjigandi

Wanda Nara nuk është pëlqyer asnjëherë nga familja e Mauro Icardit. Këtë nuk e fshehu asnjëherë motra e tij Ivana, e cila u përplas me agjenten e futbollit dhe sipërmarrësen argjentinase.

As vëllai i tij, Guido nuk e ka fshehur ndonjëherë antipatinë për ish-gruan e Maurito, i cili së fundi ka komentuar një foto të Wandës në rrjetet sociale me tone të qarta ofenduese.

“Çfarë qenie njerëzore e neveritshme, – ka komentuar Guido Icardi, duke postuar një foto në Instagram. – Të sqarohem, nuk e kam fjalën për fizikun e saj, para se të gjithë të më hidhen në qafë. Kjo foto është ajo në të cilën mendoj se duket më së miri”.

Duke pasur parasysh “avokatët” e Wanda Narës, që dolën në “pistë” kundër motrës së tij, Ivanës, ai më pas përfundoi: “Le të thonë çfarë të duan. Është e neveritshme, hipokrite… Të shohim nëse më denoncon edhe mua që thashë atë që mendoj. Ah, aq më bën! Nuk më heq dot as një euro”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu