Veliaj takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve publike: Kjo punë nuk bëhej dot me “Kristale” e “Vitrina”

0
Gjigandi

Ditën e sotme, Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një takim në ‘Universitetin Politeknik’ me dekanët dhe rektorët e universiteteve publike të kryeqytetit, në vijim të përgatitjes së programit për Kryeqytetin Europian të Rinisë. Teksa rikujtoi kohën kur bëhej beteja për mbylljen e universiteteve si “Vitrina” dhe “Kristali”, duke përmendur investimet e bëra në universitete, Veliaj nënvizoi se kjo betejë duhet të niste nga diku, që sot të rinjtë të merrnin arsimimin e duhur.

Veliaj pohoi se e njëjta situatë po ndodh edhe me betejën me FSHF-në, në mënyrë që situata me sportin në vend të ndryshojë dhe t’u hapet rruga fëmijëve dhe të rinjve të ndjekin ëndrrat e tyre.

“Kjo punë nuk bëhej dot me “Kristale” e “Vitrina”. Kur e filluam atë betejë, besoj e mbani mend korin e cinikëve që thoshte: s’e thyeni dot “Kristalin”, as “Vitrinën”. Ata kishin lidhje me mediat, kishin vetë televizione, kishin lidhje me politikën, paguanin fushata elektorale të lloj e lloj politikanëve, kishin lidhje me portalet që i vinin gjoba qeverisë. Ndërkohë, ja ku jemi sot! Edhe ciniku më i madh duhet ta pranojë se reforma funksionoi. Sot, ato që ishin kthyer në shtëpi shaptilografi diplomash, nuk ekzistojnë më. Sot mund të thuash me plot gojën se gjenerata që diplomohet ka një diplomë që vlen. Ata duhet të kujtohen se ne i kemi fituar disa beteja, kur jemi mobilizuar si shoqëri. Banda e tyre ishte e pathyeshme, por shoqëria u mobilizua dhe ja ku jemi sot: Universiteti i Tiranës u çlirua nga një bandë”, kujtoi Veliaj.

Për kryebashkiakun, ashtu si çdo betejë tjetër e bërë në Tiranë, si për betonieret, si për Parkun e Liqenit, për universitetet, edhe beteja me FSHF-në do të tregojë se nuk ka të paprekshëm.

Dje më pyeti dikush: Pse nuk u more më herët me FSHF-në? I thashë, sepse më përpara kisha një betejë tjetër, atë me betonieret. Edhe për atë betejë thoshin është e pamundur, por ja ku jemi sot. Pavarësi nuk do të thotë të jesh i paprekshëm! Ky qytet dhe ky vend ka çdo ditë beteja. Në fillim ishte beteja për informalitetin sepse nuk paguhej as uji, as dritat, pra praktikisht vidhnim shtëpinë tonë. Pastaj, ishte beteja e universiteteve, sepse ishte e pamundur t’i thoje një të riu se diploma e “Kristalit” dhe “Vitrinës” do të shpien përpara në jetë. Ishte gënjeshtër e madhe! Një abuzim dhe vjedhje e madhe. Ishte e pamundur të shkulje disa çibanë brenda universitete. Ja ku jemi sot! Ishte e pamundur lufta me betonieret. Ja ku jemi sot! Nuk ka betejë që nuk fitohet nëse shumica morale e shoqërisë e ndan mendjen për ta fituar këtë betejë. Unë e kam ndarë mendjen dhe për betejën me FSHF-në”, tha Veliaj.

RonaTyra

/Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu