Veliaj dhe Kisha Orthodhokse shërbejnë drekën për njerëzit në nevojë: Askush të mos ndihet i vetmuar për festa

0
Gjigandi

Në vigjilje të festës së Krishtlindjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësues të Kishës Orthodhokse shërbyen një vakt të ngrohtë për njerëzit në nevojë në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi”. Veliaj tha se t’iu qëndrosh pranë, në këto ditë festash, njerëzve që ndodhen në vështirësi, është ilaç për këdo në nevojë.

“Vështirësitë me tërmetin dhe pandeminë na mësuan se gjëja më e rëndësishme nuk janë tullat dhe llaçi, por të kemi njëri-tjetrin, të jemi bashkë, të ndihmojmë shokë e shoqe, të kalojmë kohë së bashku, jo vetëm për një vakt, sepse unë besoj se ajo që kemi më shumë nevojë të mbushim nuk është stomaku, por është zemra dhe mendja jonë. Sëmundja më e madhe është vetmia, sidomos kur vijnë festat, kur dikush ka fëmijët jashtë, kur dikush është larg shtëpisë, kur dikush ka humbur një nga bashkëshortët, është burrë i ve ose grua e ve, kur dikush është me ndihmë ekonomike, kur dikush ka një person me aftësi të ndryshe. Vetmia është një sëmundje për të cilën nuk ka vaksinë, por ka shërim: mjafton të kalosh kohë me dikë,” u shpreh ai.

Veliaj ftoi të gjithë të bëhen pjesë e një rrjeti solidariteti, që askush të mos ndihet i vetmuar në festa në Tiranë.

“Tiranën e mbajnë njerëzit, fryma e solidaritetit dhe e dashurisë, sidomos në fundin e vitit, kur kemi festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Thirrja ime është të shërbejmë në mensat sociale, të bëhemi pjesë e rrjetit të solidaritetit, të gjejmë familjet në nevojë në komunitetin tonë dhe t’u çojmë një pako ushqimore, ose një lodër për Vitin e Ri”, tha kryetari i Bashkisë.

Nga ana tjetër, ai theksoi se bashkia nuk e bën dot i vetëm këtë punë, ndaj duhet kontributi i të githëve.

RonaTyra

“Në këtë qytet me një milion banorë ka shumë njerëz, të cilëve u ka ecur jeta mbarë, që i ka bekuar me më shumë se kanë nevojë. Unë njoh shumë njerëz në nevojë, por jo të gjithë, po ashtu edhe Kisha Orthodhokse mund të dijë shumë njerëz në nevojë, por ndoshta nuk i di të gjithë. Te pallati juaj, secili e di kush është në nevojë, kush është me aftësi ndryshe, ose kush është i vetmuar. Thirrja ime është për të gjithë ata qytetarë që e kanë mundësinë, të ndajmë një vakt, të ndajmë një lodër, të ndajmë një palë veshje të ngrohta për dimër. Mund të ndajmë edhe vetëm një urim për dikë që është fillikat dhe ka nevojë të ndjejë solidaritet”, tha Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu