Vdiq Gjenerali i naftës shqiptare

0
Gjigandi

Nga Ahmet Ҫollaku

Tani afër, më merr në telefon, miku im Ali Mema dhe më thotë se Dhimitër Gjenerali vdiq. Vdiq në një hotel pleqsh në Tiranë. Rrufeshëm më zbritën në mëndje plotë kujtime, dëshmitare të vetëme.

Kisha gati dy vite që nuk komunikoja, ish këputur një fija violin që s’përcillte më asnjë dridhje. Por jo vetëm nga pleqëria.

Solla në mëndje bisedat e tij me zë të ulët, sikur të fliste me vedi, si të lutej në kishë. Po shumë i deshifrueshëm, si trokitjet e një makine shkrimi. Pedant. Për këtë gjeolog princ, nuk ra as një këmbanë. S’hapi krakët të fluturojë as një zog.

Më saktë atë nga kjo botë nuk e çregjitroi pleqëria, por qeveritë shqiptare, ato që u thanë specialistëve, “thefshi qafën”. Pra,  gjeologu Dhimitër Gjenerali u largua nga kjo botë si Magjellani, ca ditë në Greqi, ca ditë ne Kanada, ca ditë në Amerikë, ca ditë me pesë lekë, sa i jepnin fëmijët.

RonaTyra

Rekonjucion në Arizona, tek fëmijët e tij. Qante për vend lindjen. E ka pohuar në një intervistë që kemi bërë bashkë.

Kudo i imte, valence nafte, që  shokët dhe i kërkonte sado që edhe i kritikonte. Ai që fliste vetëm për naftën dhe gjeologjinë shqiptare. Kapedani. I veçantë dhe personal deri në qiell. Kështu këto ditë  nga kodra e Lukovës u  shkëput një gur. Dhe ra  në ujrat e Jonit.

Komunikoja rregullisht. Kam shumë grafikë dhe shkrime. Grafikët të stamposur. Diskutonim për diapiret, gipset, për Dumrenë, Galushin,, Peqinin, Pekishtin… Unë se kapja dot, se ai ishte i pa kapshëm.

Miq me të tërë dhe armik me të gjithë. Ishim bashkë autorë në puset Paper-4, Pekisht-51, Rovë…

Ai iku nga kjo botë pa e testuar Galushin për të  cilin i rrihte zemëra fort. Më e madhe se Marinëza thoshte. Dhimitëri u tretë në Amerikë, atje u bë një kokërrë orizi. Ai emigroi shpejtë si  një perlë që nuk eskpozohet kurrë.

Fjalët e tij ishin si goditje gongu.. Në fund të bisedave të gjata, e ndiente lodhjen e vetë, prandaj më thoshte, të lodha, jo i thosha unë, pastaj pushonte ca sekonda dhe qeshte sa shkriheshin akujtë e ….Artikut. Dhimitëri naftën e kishte nëpër xhepa, në çantë, në dorë, në dhomë, në buzë.

Ai ka shkruar në RESUME,  “Nafta shqiptare e zbuluar deri tani, nuk është as parathënia e naftës që kemi nën tokë…” Dhe përmendëte me rradhë dhjetëra objekte perspektivë… Ai i shante të gjithë, por të gjithëve u çonte lute… As një mbledhje teknike dhe shkencore, nuk mbyllej pa fjalët e tij. I egër, I sertë, por edhe tolerant, ai të hakrrohej por më vonë të përqafonte. Ai fliste me respekt për specialistët rus, ai  adhuronte specialitin Ramadan Perhati.

Të dy sistemet  lozën ping-pong me të, po  ky i fundit u sollë edhe më keq, e çojë në fund të botës. Dikur,  i thashë se do të botojë një libër për naftën, dhe ai me njëherë më nisi 2.000 dollarë. Kursimet e tij, ato nga  te funeralit. Qeveri, Albpetroli, AKBN, janë digastere fashiste, saga te K/Ministrit.

Pra, gjeologun Dhimitër Gjenalin e shojë kjo demokraci shqiptare, kjo zgjebe e importuar. Ai u mbyllë në një hotel pleqsh në Tiranë, e  izoluan. Ai e donte Shqipërinë dhe qante për të. Ishte kritik pa kufi. Dikur i dhashë për të lexuar librin, “Kalvari i një naftëtari” të gjeologut, P.Xhaçka,  ai ma ktheu pasi e kishte lexuar me lapës në dorë. Në çdo faqe korniza me  shënime.

Për 35 vite asnjë nuk u kujtua për  princin e naftës Shqiptare, ta  pyeste rronë apo nuk rronë, gjë që  më kujtonte këngën e dhëmbshëmë, “Vajzë e valëve”.

Pra asnjë nuk u kujtua ti rriste nje cen pensionin, atij që e ka emërin në shumë raportë gjeologjik shqiptarë. Gjon Buzuku i naftës shqiptare. Dhimitëri kishte një bagazh shumë të madh dhe zgjuarsi profesionale të veçantë, nga këtu u nxitë edhe Akademija e Shkencave të Croacisë, në Simposiumin e Zadarit që e pranojë anëtar të sajë në vitet 1971. I zgjuar dhe i vështirë për tu kuptuar, prandaj disa kolegë nuk e donin.

Dhimitër Gjenerali ishte gjeolog me intuit të thellë, trim dhe guzimtarë.  E  kishin frikë prandaj e hidhënin sa andej-këndej. Sa do i vogël, ai binte në sy si një xixëllojë.

Bënte shumë vrejtje në reçencat që i jepnin, kësisojë disa nuk e donin. Ai iku nga kjo botë me brengën e thellë, se, naftën që zbuluam na i vodhën të tjerët.

Dhe tjetëra u kodua poshtë, si Kodi i Leonardo Davinçit.

Mëkat mi madh u ngelet qeritarëve tanç që nuk morën asgjë nga TESTAMENTI I GJENERALIT TË  NAFTËS SHQIPTARE.

Miq, Ja si zvogëlohet Shqipëria.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu