Ka ndërruar jetë Hyrmete Gjeta, ish sekretare përgjithshme e Federatës së Notit Shqiptar.
Astrit Haliti, kryetar i Federatës së Notit të Kosovës, është i pikëlluar me ikjen në amshim të Hyrmetes, një personalitete që dha shumë për komunitetin e notit.
“E nderuara familje Gjeta, te nderuar komunitet i sportit në Shqipëri.
Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e ish sekretares së Federatës Shqiptare te Notit znj. Hyrmete Gjeta.
Në emrin tim dhe të bashkëpunëtorëve të Notit të Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e figurës shumë të rëndësishme për sportin në Shqipëri.
Hyrmeten e kujtojmë si një drejtuese të shkëlqyeshme të notit në kohën sa ishte sekretare e FSHN-së, bashkëpunëtore dhe njeri që ndihmoj shumë edhe zhvillimin e notit në Kosovë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në facebook.