Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash

0
Gjigandi

Disa aktivistë të shoqërisë civile kanë protesuar ditën e sotme përpara maternitetit “Koço Gliozheni”. Shkak për këtë është bërë vdekja e dy grave në ambientet e këtij spitali, njëra prej tyre pasi kishte lindur një foshnje, e tjetra pasi kreu abort. Ata përdorën një manekin me njolla që dukeshin si gjak, dhe disa kartmonedha në të.

Sipas tyre vdekja e 2 grave shtatzënë brenda një jave tregon për kolaps jo vetëm në kapacitete të shërbimit, por edhe në një kolaps vlerash dhe mosrespektimi të të drejtave themelore të njeriut.

Me pankarta në duar “Neglizhenca e mjekut vret”  të cilët më pas I ngjitën pranë dyerve e shkallëve të maternitetit ‘Koço Gliozheni”,aktivistët thonë se kjo neglizhencë duhet trajtuar si si krim, së pari ndaj nënës dhe fëmijes, e më pas ndaj të gjithë shoqërisë.

“Pas ndryshimeve të Kodit Penal në vitin 2019 , neni 96 për mjekim të pakujdesshëm, dënimi është ulur nga gjobë deri në 5 vite burg, në gjobë deri në 2 vite burg, një dënim i pamjaftueshëm dhe qesharak. Ne nuk mund të lejojmë që situata të tilla të përsëriten më.” – u shpreh njëra prej tyre.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu