Vazhdon debati mes Luizit dhe Diolës

0
Gjigandi

Luiz Ejlli dhe Diola Dosti ditë më parë u përfshinë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.

Ishte fillimisht nutricionistja që nisi këtë, pasi këngëtari kishte thënë se janë disa banorë në shtëpi që marrin frymë kot.

Dosti ishte prekur pas kësaj deklarate të Ejllit, meqë Nita Latifi i kishte rrëfyer betejën me tumorin në gji.

Sot në natën Prime, dyshja janë sqaruar para publikut duke treguar versionet e tyre rreth ngjarjes.

“Fillimisht. Më vjen shumë keq që dola për herë të parë në atë formë. E pranoj dhe kërkoj shumë ndjesë që kam dalë totalisht nga vetja. Në momentin që kam diskutuar me Luizin u mundova ta sqaroja. Unë e di që jam prekur, por nuk ishte fokusi aty. Realisht jam ndjerë shumë keq. Fokusi im ishte në vend tjetër. I kërkoj falje. Nuk dua të nxjerr në publik as vajzat as familjen time”, u shpreh Diola.

RonaTyra

Në anën tjetër pati edhe një përgjigje nga Luizi, teksa shtoi: “Për lojën do të konsideroj si të gjithë të tjerë. Mua më duken disa banorë që marrin frymë kot në shtëpi. Kjo nënkupton vetëm për këtë shtëpi. Më futi në një situatë të sikletshme sepse përballë kisha Diolën, as partnerët as gocat as asgjë tjetër. Unë bëj lojëra të ndryshme, unë për lojë jam këtu. Duke ma njohur natyrën, familjen, fëmijët mos i përfshij. Empatinë e kam për të gjithë banorët këtu. Sa i përket lojës, nuk kam empati kur nuk kanë ata për mua”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu