Sot, në Vatikan është varrosur Papa Benedikti i XVI, i cili ka vdekur me 31 dhjetor të vitit që lamë pas, në moshën 95 vjeçare.
Ceremoninë e varrimit e ka udhëhequr Papa Françesku, i cili gjatë meshës tha: “Lavdërimi dhe lamtumirë përfundimtare”, duke i kërkuar Zotit “të ngushëllojë Kishën”.
Në ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit të XVI kanë marrë pjesë mijëra njerëz.
Papa Benedikti i XVI ka ndërruar jetë të shtunën (31 dhjetor). Ai ka qenë njëri ndër teologët më të njohur në botë. Ai e ka udhëhequr kishën katolike të Romës nga viti 2005 e deri më 2013, kur ka dhënë dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.
a.m/dita