Vajza maqedone nga Prilepi: Ja si e mësova gjuhën shqipe në Kosovë, i përdora dy gjëra

0
Gjigandi

E di gjuhën shqipe rrjedhshëm!

Është hendbollistja veterane, Meri Giçeva.

38-vjeçarja apo vajza maqedone nga Prilepi i Maqedonisë së Veriut, një periudhë të gjatë ka luajtur në Kosovë, për klube të ndryshme, duke fituar tituj dhe Kupa.

Kur erdhi për herë të parë në Kosovë, asnjë fjalë nuk e dinte shqip përveç maqedonishtes edhe anglishten.

Giçeva tregon se si i përdori dy gjëra për të mësuar gjuhën shqipe, e cila i pëlqen shumë.

RonaTyra

“Unë jam një njeri që dua të komunikojë me shoqëri. 

Në vitin 2003 – 2004, në klubin e Vushtrrisë, çikat nuk e kanë ditur gjuhën angleze, ndërsa unë për të komunikuar me to patjetër duhet të mësoja gjuhën shqipe.

Gjuhën shqipe e mësova shumë shpejt, duke komunikuar me njerëz dhe po ashtu edhe nga televizioni.

Image

Shumë i kam përcjellur filmat me përkthim shqip dhe aty e përsosa mirë gjuhën.

Vushtrria është qyteti që kam mësuar gjuhën”, tregon Giçeva për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Giçeva, prej hendbollisteve më të mira në 23 vite e pasluftës në Kosovë, në edicionin e fundit është paraqitur për Ferizajn, ndërsa tani luan për Tikveshin e Kavadarit në Maqedoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu