Vajza e Pep Guardiolas, Maria, ka shkaktuar ‘stuhi’ në rrjetet sociale me një seri imazhesh magjepsëse.
Bukuroshja është duke i kaluar festat e fundvitit në Ibiza, ndërsa ka vazhduar t’i mbajë të përditësuar ndjekësit e saj në Instagram.
Kësaj radhe, ajo e ka treguar figurën mbresëlënëse duke veshur një fustan që ia theksonte linjat, ndërsa imazhet kanë marrë mbi 54 mijë pëlqime.
Në publikimin e saj, Maria i ka uruar fansat për festa, derisa ka marrë komplimente të shumta për dukjen e saj.
Ajo duket si ka kaluar festat me babanë e saj, trajnerin e famshëm dhe pjesën tjetër të familjes, meqë e ka publikuar një fotografi të një tavoline me përshkrimin: “Familja mbi të gjitha”.
Maria së fundmi është përfshirë në botën e modelimit dhe është parë duke reklamuar rrobabanje në rrjetet sociale.