“Ushtria serbe në veri të Kosovës, shfaqje që nxit tension”, Rama nga Kroacia: Dialogu, e vetmja rrugë

0
Gjigandi

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dënuan ashpër dhunën e njësive paraushtarake serbe në veri të Kosovës, si dhe “heroizimin” e tyre nga Beogradi, duke kërkuar nga BE dhe Perëndimi të marrin masa kundër Serbisë.

Të dielën, më 24 shtator, rreth tridhjetë pjesëtarë të armatosur rëndë të njësive paraushtarake serbe vranë policin Afrim Bunjaku në fshatin Banjskë në Zveçan, në veri të Kosovës. Forcat e sigurisë së Kosovës eliminuan tre sulmues serbë në betejë, prandaj Beogradi shpalli ditë zie.

Rama: Shqipëria për herë të parë ka vendosur të mos linjëzohet me një deklaratë të politikës së jashtme të BE. Për arsye proceduriale ndodhën kur në veri u regjistruan veprime të papranueshme. Shprehëm pamundësi për t’u linjëzuar me deklaratën, sepse e nxjerrë në atë moment, deklarata nuk mund të mbështetej prej nesh. Konsiderojmë se të dyja, e para vrasja e një efektivi të Kosovës, nga një grup kriminal i veshur ushtarakisht, dhe zija kombëtare për anëtarët e këtij grupi, janë të pajustifikueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet. Ky është qëndrimi ynë. Duke qenë promotorë të normalizimit, të paqes përfundimtare që kalon nga njohja e Kosovës, ne e konsiderojmë këtë zhvillim, ose më saktë këto dy zhvillime, sepse zija kombëtare dhe heroizuar disa persona të përfshirë në vrasjen e një efektivi, dhe të eliminuar si kriminel është diçka po kaq e rëndë sa vetë ajo që I parapriu. Jemi shumë të keq ardhur për një zhvillim të tillë, që çon pas procesin e normalizimit. E vetmja rrugë është dialogu dhe jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, që vetëm nxisin tensione dhe rrisin frymën e ndasive. Shfaqje të tilla nuk i shërbejnë interesave afatgjata.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu