Lufta Izrael-Hamas ka hyrë në ditën e shtatë të bombardimeve dhe luftimeve.
Ushtria izraelite ka urdhëruar 1.1 milionë banorë të Gazës që të lëvizin në jug brenda 24 orëve.
Në deklaratën e tyre ushtria izraelite paralajmëron se do të godasë ndjeshëm veriun.
Bombardimet e rënda izraelite po godasin gjithashtu Rripin e Gazës gjatë natës, veçanërisht pranë kufirit. Këtë e demonstrojnë videot e postuara në rrjetet sociale nga banorët dhe një shënim nga Forcat Ajrore izraelite.
Izraeli thotë se ka hedhur 6,000 bomba, me peshë 4,000 tonë, në objektivat e Hamasit në Gaza në gjashtë ditë, duke goditur më shumë se 3,600 objektiva.
Numri i të vdekurve sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, nën kontrollin e Hamasit, është të paktën 1,537 të vdekur dhe 6,612 të plagosur.
7
j.l./ ABC24.AL