“Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai është dhe do të jetë në rast nevoje ushtari i parë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës”.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Ky ishte qëndrimi që mbante dje Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, pas përplasjeve që sa vijnë e thellohet mbi Gjykatën Kushtetuese.
Sot, pasi ra nga vetting-u edhe i përzgjedhuri në Gjykatën Kushtetuese, nga “ushtari i Presidencës”, ky i fundit ka dalë duke bërë një përshëndetje ushtarake ndaj ushtarit të gardës.
Mësohet se Presidenti Meta i tha këtij të fundit se “Ti do jesh ushtari i dytë në mbrojtje të Republikës se ushtari i parë do jem unë”.
Deri më tani, ‘ushtari Meta’ është i pari në betejën që thotë se ka nisur për të mbrojtur Kushtetutën dhe Republikën, por ndërkohë vijon të jetë edhe i vetëm, ndërsa aleatët thonë se po sulmohen prej tij.