Ulja e temperaturave, dëbora “zbardh” qarkun e Kukësit

0
Gjigandi

Dimri tanimë është rikthyer dhe prej dy ditësh është vërenjtur një ulje temperaturash, që ka sjellë reshje shiu, por edhe dëbore në zonat malore.

Qarku i Kukësit është “zbardhur”, ndërsa dëbora ka shkuar deri në 5 centimetra. Deri më tani raportohet se nuk ka asnjë problem në rrugë, apo furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë që puna për kriposjen e akseve rrugore vijon.

Njoftimi i plotë:

Njoftimi për qarkun Kukës:

RonaTyra

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:40 datë 11.01.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje të dobëta shiu dhe në lartësinë mbi 900 m reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 5 cm.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.

Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal. Ngelemi në kontakt.

 

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu