Ulja e tarifës vjetore për studimet “Master”, ja kush përfiton te Shkencat Sociale

0
Gjigandi

Edhe studentët që ndjekin programet e ciklit të dytë“Master” do të mund të përfitojnë nga ulja e tarifës vjetore të studimit përgjatë këtij viti akademik. Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës ka detajuar kategoritë e studentëve që deri ditën e premte duhet të kenë dorëzuar dokumentacionin e duhur për të përfituar nga reduktimi i tarifës vjetore tëshkollimit për degën që janë duke ndjekur. Studentët e kategorive sociale në ciklin e dytë “Master shkencor” dhe “Master profesional”,për të përfituar ulje të tarifës vjetore të studimit duhet që dorëzimin e dosjes së aplikimit ta bëjnë vetëm në rrugë postare pranë strukturave përgjegjëse tëkëtij fakulteti.

“Dokumentacioni për përfitimin e reduktimit të tarifës vjetore të studimit duhet të dorëzohet vetëm nëpërmjet postës, në adresën e këtij fakulteti. Data 23 dhjetor është edhe afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të përcaktuar për secilën kategori përfituese.  Studentët aplikues duhet të kenë kujdes që dokumentacioni i tyre të ketë ardhur në fakultet nga posta brenda datës 23 dhjetor, që është afati përfundimtar i aplikimit. Kërkesa nuk është e vlefshme nëse nuk ka të bashkëngjitur të gjithë dokumentet që kërkohen sipas kategorisë përkatëse sociale”, bëjnë me dije autoritetet e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Për ciklin e dytë të studimeve reduktimin e tarifës do e përfitojnëtë gjithë studentët që u përkasin kryesisht kategorivesociale në nevojë, siç janë studentët me aftësi të kufizuara, ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, studentët që kanë humbur prindërit me vendim të formës së prerë të gjykatës, studentët deri në moshën 25 vjeç që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si të tillë, studentët me statusin e jetimit, studentët fëmijë të punonjësve të policisë së shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, studentët romë dhe ballkano-egjiptianët. Do të sigurojnë uljen e tarifës edhe studentët që janë fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie. Për secilën prej këtyre kategorive në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar edhe dosjen e duhur të dokumenteve që duhet të dorëzoni për të përfituar reduktimin e tarifës.

Përveç kategorive sociale më sipër përfitojnë ulje të tarifës vjetore të shkollimit edhe studentët që fillojnë vitin e parë të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që kanë përfunduar ciklin e parë me notën mesatare vjetore 9 deri në 10, si dhe studentët që rezultojnë me notën mesatare vjetore 9 deri në 10, të regjistruar në vitin pas të parit, dhe që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitin akademik paraardhës. Këta studentë që ndjekin studimet e ciklit të dytë “Master shkencor” ose “Master profesional” me notë mesatare 9-10 nuk do të paraqesin asnjë dokumentacion, pasi listat e këtyre studentëve në bazë të notës mesatare përkatëse do të përgatiten nga vetë sekretaria mësimore e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe do të përcillen për miratim në Bordin e Administrimit.

Në ligjin për arsimin e lartë përcaktohet se: cikli i dytë i studimeve përfshin programet e studimit “Master i shkencave”, “Master i arteve” dhe “Master profesional”. Programet e studimit “Master i shkencave” organizohen në: programe që realizohen me jo më pak se 120 kredite formimi në vijim të ciklit të parë dhe me kohëzgjatje normale dy vite akademike, si dhe programe të integruara të studimeve të ciklit të dytë, që realizohen me 300 dhe 360 kredite dhe me kohëzgjatje normale respektivisht pesë dhe gjashtë vite akademike. Studimet e ciklit të dytë “Master i shkencave” përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer. Ndërsa programet e studimeve “Master profesional” i pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara, profesionale në një fushë të caktuar. Këto programe organizohen me 60 ose 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit ose dy vite akademike. Studimet e ciklit të dytë “Master profesional” përmbyllen me provim përfundimtar formimi ose punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master profesional” në fushën e arsimimit të kryer.

RonaTyra

DOSJA QË DUHET TË DORËZONI PËR REDUKTIMIN E TARIFËS SË STUDIMEVE MASTER:

Studentë që nuk shikojnë (Verbër)/tetraplegjikë/paraplegjikë/me aftësi të kufizuar)

  • Fotokopje të noterizuar të Vërtetimit të Komisionit të përcaktimit të verbërisë), ose të Vërtetimit të KMCAP-së (Komisionit të caktimit të aftësisë për punë).
  • Vërtetimi origjinal nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e pagesës së verbërisë/paaftësisë që merr studenti.
  • Vërtetimi nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ose nga shoqata përkatëse.
  • Fotokopje e noterizuar e Librezës së Verbërisë/ Fotokopje e noterizuar e statusit të paraplegjikut/ teratplegjikut.
  • Certifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit të studentit.

Studentët fëmijë të personave me aftësi të kufizuara, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore

  • Kopje origjinale ose e noterizuar e vërtetimit të KMCAP-së (Komisionit të caktimit të aftësisë për punë) për studentin me prindër me aftësi të kufizuar (invalid pune, invalid paraplegjik, invalid tetraplegjik).
  • Vërtetimin që lëshon shoqata e invalidëve të punës së rrethit përkatës së bashku me fotokopjen me vulë të njomë të Dëshmisë së Invalidit të Punës të përfituar sipas statusit të invalidit të punës.
  • Vërtetim origjinal të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për pagesën e pensionit të invaliditetit.
  • Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e ndihmës ekonomike të plotë apo të pjesshme që përfiton familja e studentit.
  • Certifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me invalidin e punës/ invalidin paraplegjik ose tetraplegjik.
  • Fotokopje të kartës së identitetit të studentit dhe të prindit invalid.

Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme

nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore,

  • Certifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me kryefamiljarin, familja e të cilit përfiton ndihmë ekonomike të plotë, apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  • Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore në lidhje me masën e ndihmës ekonomike që përfiton familja. Vërtetimi i ndihmës ekonomike duhet të ketë të shënuar numrin e dosjes dhe të jetë shënuar qartë shuma e ndihmës ekonomike (me shifra dhe me fjalë), si dhe masa e ndihmës ekonomike (e plotë, ose e pjesshme). Vërtetimi duhet të jetë me numër protokolli, të jetë nënshkruar nga përgjegjësi i seksionit të ndihmës ekonomike dhe kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe të jetë i vulosur. Nuk do tëpranohen vetëtime me korrigjime të pafirmosura nga personat përgjegjës dhe të pavulosura.
  • Fotokopje të kartës së identitetit të studentit.

 

Studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve;

  • Certifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit.
  • Certifikatë vdekjeje e prindit që u është ndarë nga jeta.
  • Vërtetime që vërtetojnë të ardhurat vjetore të familjes, si më poshtë: Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore që familja përfiton ndihmë ekonomike si familje në nevojë.
  • Vërtetimi nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve që asnjë nga familjarët e studentit (personat mbi 18 vjeç) nuk ushtrojnë aktivitet privat.
  • Vërtetime nëse prindërit apo ndonjë pjesëtar i familjes mbi 18 vjeç janë të regjistruar si punëkërkues të papunë (nga zyra e punës).
  • Vërtetim familjarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (nëse përfitojnë pension ose jo).
  • Vërtetim nëse familjarët kanë tokë ose pasuri të palujtshme fitimprurëse në pronësi.

Studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;

  • Certifikatë Familjare.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Certifikatën e vdekjes së dy prindërve.
  • Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë kur kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga të dy prindërit;

  • Certifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore (nga të dy prindërit, kopje origjinale ose kopje e noterizuar e vendimit të gjykatës).
  • Në rastin kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind dhe prindi tjetër nuk jeton duhen Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit, vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore (nga njëri prind), ku duhet kopje origjinale ose kopje e noterizuar e vendimit të gjykatës, si dhe certifikatë vdekjeje e prindit tjetër.

Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor:

  • Certifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim nga Ministria e Mirëqenies Sociale ose Ministria e Brendshme që kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore.

 

Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme dhe ajo e mbrojtjes;

  • Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit.
  • Certifikatë vdekje e prindit që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
  • Vërtetim konfirmimi nga Ministria përkatëse.

Studentët romë dhe ballkano-egjiptianët, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse për mirëqenien sociale;

  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim anëtarësie në shoqatën përkatëse.
  • Vërtetim konfirmimi nga Ministria përgjegjëse për mbrojtjen sociale.

 

Studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;

  • Certifikatë familjare që vërteton lidhjen e studentit me prindin të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.
  • Vërtetimi i statusit të prindit ish të përndjekur/ dënuar politik.
  • Dëshmi penaliteti për prindin ish të përndjekur politik ose vërtetim për kohën e dënimit të lëshuar nga ministria e punëve të brendshme.

Studentët me mesatare të lartë

  • Do tëpërfitojnë ulje të tarifës vjetore të shkollimit studentët që fillojnë vitin e parë të ciklit të dytë të studimeve dhe që kanë përfunduar ciklin e parë me notën mesatare vjetore 9 -10, si dhe studentët që rezultojnë po me këtë mesatare, por që janëtë regjistruar në vitin e parë, pas të parit dhe që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitin akademik paraardhës. Këta studentë nuk do të paraqesin asnjë dokumentacion, pasi listat e këtyre studentëve në bazë të notës mesatare përkatëse do të përgatiten nga vetë sekretaria mësimore e Fakultetit të Shkencave Sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu