Çmimi i naftës në bursat botërore është reduktuar ndjeshëm, pasi në ditët e fundit të Shtatorit dhe në fillim të Tetorit arriti nivelin më të lartë.
Këtë të Shtunë, nafta e papërpunuar arriti një çmim prej 84.6 dollarësh për fuçi në bursën e Londrës për kontratat e blerjes për muajin Dhjetor në 82.8 në atë të Nju Jorkut për kontratat e Nëntorit.
Siç duket në këtë grafik krahasues, ditët e fundit çmimi i arit të zi është reduktuar me më shumë se 10 Dollarë që prej kulmit të arritur më 27 Shtator kur nafta e papërpunuar u tregtua me 93 deri 94 Dollarë për fuçi.
Ekspertët shpjegojnë se gjatë stinës së verës, kërkesa për naftë rritet në mënyrë të vazhdueshme nga muaji në muaj si pasojë e shtimit të udhëtimeve për pushimet verore, e po ashtu rritjes së aktiviteteve prodhuese.
Këtë vit kjo rritje kulmoi në fund të muajit Shtator dhe tashmë, sipas tyre kulmi i kërkesës për naftë është lënë pas, çka ka sjellë rënien e ndjeshme të çmimit.