Nga DEA DERVISHI
Tenderat janë një tundim që funksionarët e lartë dhe drejtuesit e institucioneve e kanë të vështirë tju rezistojnë pa u përlyer ndopak direkt apo indirekt nëpërmjet personave të tretë. Tenderi që ka ngritur dyshime këtë radhës lidhet me Ujësjellësin e Fierit. Në datë 11.04.2023 Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier SH.A ka shpallur një tender me numër reference -65440-04-07-2023 me fond limit 38 390 927,00. Ujësjellësi i Fierit kërkonte mallra me objekt materiale hidraulike.
Por ku qëndron problemi, Petrit Kanani titullari I këtij institucioni kanë ndryshuar kriteret e tenderit dhe për më tepër nuk ka një njoftim për këtë. Kompania që duhet ta fitonte duhet të kishte kapacitet financiar jo me e vogël se 730 milion lekë pra në një vit kompania duhet të kishte si xhiro vjetore këtë shifër por, kompania që ishte paracaktuar të fitonte nuk e përmbushte këtë kriter dhe për pasojë u është dashur të fusin duar përsëri në kriteret e tenderit sepse mesa duket “kostumi i qepur” nga drejtori i Ujësjellës kanalizim Fier i qëndron pak më i madh kompanisë. Sqarimi: Në pikën 2.2.1 të Kapacitetit ekonomik, ishte: “Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për 3 (tre) vitet e fundit financiare (2020-2021-2022), ku vlera mesatare e së cilës, të jetë jo më e vogël se dyfishi i vlerës së përllogaritur të kontratës (vlera e fondit limit) ose lotit, në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar. Kjo kërkesë do të konsiderohet e përmbushur nëse Operatori Ekonomik arrin vlerën e xhiros minimale në të paktën një vit të periudhës së kërkuar nga Autoriteti Kontraktor”.
Pika 2.2.1 e Kapacitetit ekonomik, bëhet : “Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për 3 (tre) vitet e fundit financiare (2020-2021-2022), ku vlera mesatare e së cilës, të jetë jo më e vogël se vlera e përllogaritur e kontratës (vlera e fondit limit). Kjo kërkesë do të konsiderohet e përmbushur nëse Operatori Ekonomik arrin vlerën e xhiros minimale në të paktën një vit të periudhës së kërkuar nga Autoriteti Kontraktor.
Por ky nuk është tenderi i vetëm edhe më herët Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier SH.A ka rezultuar me flamur të kuq në një tjetër tender për blerjen e matëseve mekanike uji dhe aksesor, me vlerë 11 998 916,00 me numër reference REF-58717-02-10-2023. Nga kjo garë drejtori I ujësjellësit ka skualifikuar të gjithë kompanitë përveç fituesit. Duke ngritur dyshime të forta se kjo kompani përsëri është paracaktuar në dëm të buxhetit të shtetit. Ky tender është marr nga Alen -So SHPK në pronësi të ludmilla Ngjeliu. Ky nuk është tenderi i parë që kjo kompani merr më herët emri i Ngjeliut ka dal në media si ofertuesi më I shtrenjtë por që ka fituar një tender mjaftë të shtrenjtë edhe në Lushnje.
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*