U zhduk në zonën e Dragashit, vazhdon në tre shtete kërkimi për djalin nga Kukësi

0
Gjigandi

Personi i zhdukur, Meledin Adili, nga fshati Borje i Kukësit, më 4 shtator ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, në komunën e Dragashit për të mbledhur boronica dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Policia e Kosovës, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, po  vazhdojnë  kërkimin e personit të zhdukur ditë më parë.

Policia e Kosovës njofton se gjatë kërkimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor.

Kërkimi i personit do të vazhdojë, andaj Policia i falënderon të gjithë për bashkpunimin dhe angazhimin e deritanishëm, dhe njëkohësisht fton qytetarët nëse kanë ndonjë informacion ta njoftojnë Policinë”, thuhet në njoftim e PK-së.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu