U zhduk me 239 persona në bord, kontrollori i trafikut ajror: Avioni i Malaysian Airlines u rrëzua qëllimisht

0
Gjigandi

Një ekspert është shprehur se avioni i pasagjerëve MH370 i cili u zhduk tetë vjet më parë me 239 persona në bord, është rrëzuar me qëllim.

Avioni i Malaysian Airlines po fluturonte për në Kuala Lumpur nga Pekini më 8 mars 2014, kur u zhduk ndërsa fluturonte mbi Oqeanin Indian të Jugut.

Avioni kreu një kthesë në drejtim të kundërt pasi ishte në ajër për më pak se një orë dhe më pas shkoi në drejtim të kundërt nga nga ku duhej të ishte drejtuar kur komunikimi u ndërpre.

Asnjëherë nuk është gjetur një shpjegim për zhdukjen e mjetit fluturues, por disa teori janë shfaqur gjatë viteve.

Së fundmi, kontrolluesi i trafikut ajror të Forcave Ajrore Franceze, Gilles Diharce ka ndarë mendimin e tij dhe sipas tij, piloti mund të kishte tentuar një “hapje të butë”, duke e zhytur kështu qëllimisht aeroplanin në det. Në këtë rast, mbeteshin shumë pak shanse që mbetjet e aeroplanit të dilnin në sipërfaqe.

RonaTyra

Megjithatë, Diharce mendon se taktika nuk shkoi sipas planit dhe avioni u nda në disa pjesë pasi goditi ujërat e rrëmbyeshëm .

Ai i tha Sun: “Pse një person do të donte ta fluturonte avionin në mes të Oqeanit Indian? Është e mundur që personi që kontrollonte avionin nuk donte që askush ta gjente avionin në të ardhmen. Të zhdukej pa lënë gjurmë. “

Diharce thotë se sistemi i komunikimit të avionit u ndez papritur teksa po shkonte drejt ujit, gjë që mund të jetë nxitur nga kalimi i piloti në sistemin e energjisë rezervë të avionit për të rimarrë kontrollin.

Kur u pyet për arsye se përse piloti Zaharie Ahmad Shah do të kishte dashur të rrëzonte aeroplanin, Diharce tha se nuk ishte i sigurt, por shtoi se piloti nuk kishte qenë për kontroll mjekësor për katër vjet, edhe pse pilotët duhet të kontrollohen çdo vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu