U vra nga një raketë amerikane, digjet monumenti i gjeneralit ‘hero’ në Iran

0
Gjigandi

Manifestuesit në Iran kanë djegur monumentin dhe fotot të gjeneralit Kasem Soleimani, drejtues i skuadrës elitë për operacionet sekrete të Republikës Islamike dhe mbi të gjitha një eksponent i rëndësishëm i regjimit të ajatollahëve.

Soleimani, i konsideruar si përgjegjës për sulmet kundër aseteve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, u vra pasi u godit me një raketë amerikane teksa ndodhej në makinën e tij në Bagdad, në vitin 2020.

Tani, komandanti historik i Gardës Revolucionare iraniane është kthyer në një simbol që ka rënë pre e sulmeve në protestat anti-regjim.

Manifestimet zgjasin prej muajsh, që nga vrasja e 23-vjeçares Mahsa Amini, teksa ndodhej nën kontrollin e policisë, që e kishte arrestuar për shkak se kishte veshur keq hixhabin.

Demonstratat u shtrinë shumë shpejt në të gjithë vendin. Nga ana e tij regjimi reagoi me dorë të hekurt duke vrarë mbi 470 persona gjatë përleshjeve dhe duke ekzekutuar shumë të tjerë me varje pas proceseve gjyqësore arbitrare.

RonaTyra

Vetë ajatollahu Ali Khamenei ka akuzuar shërbime sekrete të huaja për organizimin dhe nxitjen e protestave.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu