U vra dje në një lokal në Greqi, viktima një nga skafistët e tragjedisë në 2002

0
Gjigandi

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me një nga shqiptarët e vrarë në Greqi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal në Nea Smyrni, në Athinë. Mësohet se Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç nga Vlora, rezulton i dënuar me 7 vite për trafik klandestinësh.

Çerçizaj rezulton i përfshirë në tragjedinë e 21 gushtit të vitit 2002, ku humbën jetën dy shtetas shqiptarë.

Skafi me 32 klandestinë në bord udhëtonte drejt Italisë, por në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së “Guardia di Finanza” ndodhi një përplasje dhe për pasojë dy prej klandestinëve humbën jetën.

Prokuroria e Vlorës kërkoi dënimin me 18 vjet burg për dy pronarët e skafit qe u përplas me mjetin e Guardia di Financza.

Kreshnik Çercizaj bashkë me Dorian Serjanin u akuzuan për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit me pasojë vdekjen e shtetasve Ilirian Idrizi, ish-drejtori i shkollës së Babicës dhe Zybajde Bracaj nga Mallakastra. Por gjykata vendosi që të dënojë me 7 vite burg Çerçizajn.

RonaTyra

Kujtojmë se në atentatin e djeshme mbeti i vrarë dhe Armando Ogranja, 44 vjeç, nga Berati.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu