Një grua 48-vjeçare, nga një fshat i Lushnjës ndërroi jetë në ambientet e Bashkisë së qytetit në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ndodhi paraditen e së mërkurës dhe u mbajt e fshehur përreth 24 orë derisa u zbulua nga media gjatë së enjtes.
Viktima Shpresa Cani nga fshati Çanakaj, ka shkuar në zyrat e Bashkisë së Lushnjës në zyrën e ndihmës ekonomike ku është takuar me drejtoreshën e kësaj zyre, Anila Çela. Viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre pas vendimit për përjashtimin nga lista e përfitues të ndihmës sociale.
Më pas, sipas burimeve ka shkuar në paradhomën e kryetares së Bashkisë së Bashkisë, Eriselda Sefa ku ka debatuar me tone të larta. Në debat e sipër, ajo është nxjerrë me forcë nga zyra nga forcat e Policisë Bashkiake. Ka qenë ky momenti kur ajo është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.
Policia lokale e njoftoi ngjarjen një ditë më vonë. “U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale”, njofton Policia.
Pas ngjarjes së rëndë të vdekjes së 48-vjeçares, në ambientet e bashkisë ka ndodhur edhe rit i pazakontë. Kryetarja e Bashkisë ka urdhëruar që të theret një pulë për të parandaluar vdekjet e tjera në këtë institucion.
j.l./ dita