U sulmua nga një qen pitbull pak ditë më parë, ndërron jetë i moshuari në Durrës

0
Gjigandi

I moshuari nga Durrësi që u sulmua pak ditë më parë nga një qen pitbull ka ndërruar jetë në spital.

84-vjeçari Halil Basha kishte marrë plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë.

Ngjarja u regjistrua pasditen e së enjtes në lagjen nr. 13.

Në pranga ra edhe pronari i qenit, ndaj të cilit rëndon vepra penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Mësohet se 44-vjeçari Armand Lala e mbante pitbullin në shtëpi, por në një moment pakujdesie qeni ka mundur të shpëtojë dhe të dalë në rrugët e qytetit, ku edhe ka sulmuar të moshuarin.

RonaTyra

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu