Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, ku një 55-vjeçare e cila ishte denoncuar e zhdukuar nga bashkëshorti i saj është gjetur e mbytur.
Uniformat blu raporotjnë se SH.Ll dyshohet së është vetëmbytur, pasi nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas dëshmive të familjarëve, 55-vjeçarja prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni dhe shpesh ishte shprehur se do të mbytej në lumë.
Njoftimi i policisë:
Skrapar
Më datë 21.01.2023, në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin Rehovë, Skrapar.
Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.