U mësua duke parë njerëzit, shikoni se si lopa e hap çezmën për të pirë ujë

0
Gjigandi

Një lopë në Goa të Indisë është parë duke hapur vetë një rubinet uji të jashtëm – me sa duket pasi ka parë njerëzit duke e bërë atë.

“Kafshët priren të mësojnë përmes vëzhgimit”, thotë veterinari lokal, Fayaz Ahmad.

Lopa me emrin Moo, mund të shihet duke përdorur rubinetin për të pirë ujë, kur pa se një banor aty pari ia mbylli mekanizmin rubinetit.

Kafsha me sa duket kishte parë njerëz që kalonin dhe e përdornin rubinetin me “vite” kur mësoi trukun.

Siç shihet në video, lopa është duke pirë ujë kur vjen një burrë dhe ia ndalë çezmën, por lopa më pas e ndez dhe fillon të pijë përsëri ujë.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu