U kthye në dhomën e hotelit pas festës së ditëlindjes, gjendet i vdekur një tjetër miliarder rus

0
Gjigandi

Biznesmeni miliarder rus Pavel Antov është gjetur i vdekur në një hotel indian. Kjo vjen vetëm dy ditë pasi një mik i tij u gjet i pajetë gjithashtu pasi kishte kryer të njëjtin udhëtim.

Të dy biznesmenët kishin udhëtuar në shtetin lindor të Odishës dhe milioneri Antov, i cili gjithashtu merrej me politikë në Rusi, sapo kishte festuar ditëlindjen në hotelin ku po qendronte.

Antov ishte një figurë e njohur në qytetin Vladimir, në lindje të Moskës.

Verën e kaluar ai mohoi të ketë kritikuar luftën e Rusisë në Ukrainë. Reagimi i tij erdhi pasi një mesazh u shfaq në llogarinë e tij në WhatsApp.

Vdekja e milionerit të njohur për kompaninë e tij të produkteve të sallamit, është e fundit në një seri vdekjesh të pashpjegueshme që përfshijnë manjatë rusë që nga fillimi i pushtimit rus, shumë prej të cilëve e kanë kritikuar hapur luftën.

RonaTyra

Raportet në mediat ruse thanë se Antov, 65 vjeç, kishte rënë nga dritarja e hotelit në qytetin Rayagada të dielën.

Vladimir Budanov, vdiq në hotel të premten.

Pavel Antov themeloi fabrikën e përpunimit të mishit Vladimir Standard dhe në vitin 2019 Forbes vlerësoi pasurinë e tij në rreth 140 milion dollarë, në krye të listës së ligjvënësve dhe nëpunësve civilë të pasur të Rusisë.

Disa manjatë rusë me profilit të lartë publik kanë vdekur në rrethana misterioze që nga fillimi i luftës së Putinit në Ukrainë.

Kujtojmë se ditën e Krishtlindjeve ndërroi jetë edhe ish-komandanti i përgjithshëm i forcave tokësore të Rusisë, Alexei Maslov.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu