U kapën me mbi 580 kg kokainë në Greqi, Prokuroria Fier vë sekuestron mbi pasuritë e çiftit shqiptar

0
Gjigandi

Prokuroria Fier sekuestron pasuritë e çiftit shqiptar të arrestuar me mbi 580 kg lëndë narkotike, kokainë në Greqi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.1523, datë 02.11.2023, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e informacioneve të publikuara në media dhe verifikimeve të kryera, sipas të cilave njoftohen të dhëna se shtetasit A. Xh. dhe L. Xh., me banim në Fier, janë arrestuar në Greqi për kapjen e 585 kg e 208 gramë lëndë narkotike “kokainë” dhe dyshohet se kanë pastruar në vendin tonë të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera në dinamikë në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shkëmbimit të informacionit me organet e tjera ligjzbatuese, si dhe analizimit e kryqëzimin të të dhënave të administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve A.X. e L.Xh, si më poshtë:

-Pasuri e paluajtshme nr. 24/198, vol. 30, fq. 230, lloji “truall” me sipërfaqe 300 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 110.70 m2, ndodhur në Vlorë;
-Shuma monetare 40,000 Euro; dhe
-Automjet i markës “Volswagen”, model “Golf”, viti i prodhimit 2010.

RonaTyra

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe në vijim janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Hetimet për këtë çështje penale vazhdojnë. Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar dhe ka vendosur prioritet luftën kundër pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminal.

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu