U kap teksa po shiste doza kanabisi, pranga 23 vjeçarit në Divjakë

0
Gjigandi

 

Policia e Divjakës ka kapur në flagrancë një 23-vjeçar që po shiste kanabis.

Në banesën e të arrestuarit  është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 267 doza, me qëllim shitjen.

Procedim në gjendje të lirë po kryhet edhe për 20 vjeçarin që po blinte.

“Në vijim të operacioneve antidrogë, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Done deal”.

RonaTyra

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 2, Divjakë, u kap në flagrancë shtetasi teksa i shiste doza cannabisi, shtetasit tjetër. Në vijim, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 267 doza, të gatshme për shitje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi 23 vjeç, u procedua në gjendje të lirë shtetasi 20 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndës narkotike”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu