U kap me drogë në makinë, arrestohet polici i Rrugores në Tiranë

0
Gjigandi

Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është arrestuar dhe përjashtuar nga policia pasi u kap me lëndë narkotike në automjetin e tij.

Abc shkruan se arrestimi i tij është bërë në Dhjetor por nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga ana e autoriteteve.

Efektivi i rrugores, Renato Feri u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta. Sapo është pikasur të lëvizë me shpejtësi, forcat Shqiponja i bënë me shenjë të ndalonte mjetit që ishte me xhama të errët.

Në vend që të ndalonte, efektivi ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e njërit prej policëve që i kërkuan të ndalonte. Më pas ka ndaluar, ka hapur xhamin dhe ka nisur t’i shajë dhe ofendojë kolegët. Pas kësaj është larguar me shpejtësi, pasi refuzoi të identifikohej.

Forcat Shqiponja lajmëruan sallën operative ku u bë i mundur ndalimi i tij në afërsi të rreth rrotullimit të TEG-ut. Pas kapjes, policia zbuloi se Renato Feri ishte koleg i tyre, efektiv i Rrugores. Brenda mjetit gjatë kontrollit u gjet kanabis sativa.

RonaTyra

Mësohet se efektivi Feri, edhe në momentin që është kapur, i ka ofenduar dhe sharë kolegët e tij sërish. Ata e arrestuan dhe dërguan në Komisariatin nr. 6. Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Burimet bëjnë me dije se efektivi Renato Feri është përjashtuar nga Policia e Shtetit me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku. Mbi të rëndojnë akuzat e kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe prodhimi e shitja e lëndëve narkotike.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu