U gjenden 2 kg kokainë, arrestohen dy persona, një shpallet në kërkim

0
Gjigandi

Një operacion antidrogë po zhvillohet në këto momente në Tiranë, në rrugën “Mikel Maruli”. Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona me 2 kg kokainë.

Policia po vijon operacionin me agjentët e antidrogës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Transportonin 2 kg e 30 gramë kokainë, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Finalizohet operacioni i koduar “Furnizuesit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

RonaTyra

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Sekuestrohen 2 kg e 30 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj, një automjet dhe 3 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një pune të mirëfilltë hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Furnizuesit”.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-I. B., 29 vjeç dhe N. D., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. H.

Në rrugën “Mikel Maruli”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin I. B. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë, të cilat u sekuesteuan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj dhe 3 aparate celulare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H.”, thuhet në njoftim!

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu