“U futëm si Tarzani”! Hapi dritaren për deputetët e tij, Berisha: “S’ka ndodhur në histori, jemi shumë të vendosur”

0
Gjigandi

Sali Berisha, tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori që deputetët të futen nga dritarja si Tarzani. I pyetur nëse do ketë grevë urie, Berisha tha se nuk përjashtohet asnjë hap.

“Opozita nuk përjashton asnjë hap, por ju e shihni që ajo po bën një betejë me një vendosmëri, e cila e futi parlamentin në klandestinitet. Sot parlamenti i Shqipërisë funksionon në Zoom, i cili parashihet në gjendje të jashtëzakonshme dhe në pandemi, asnjëherë tjetër.

Opozita, ju garantoj se do vazhdojë betejën e saj gjer në fitoren e sigurt. E provuan sot, sot mbyllën dyert në aktin më të turpshëm në histori për deputetët imunitarë, për të ardhur në zyrën e tyre. Ata u futën nga dritarja. Dështuan. Në historinë e botës nuk ka një rast të tillë.

Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Betejën tonë do e vazhdojmë me regjimin e Edi Ramës. Garda e Republikës janë rrogëtarë. Por bëjnë gabimin më të madh që zbatojnë urdhra antiligjorë. Po u them. Si ata dhe policia, të gjithë, kanë një nen: nuk zbatohen urdhrat antiligjorë. Ua rikujtoj këtu.

… Qytetarët janë të gatshëm për protestë, por siç e shihni ne e kemi marrë këtë me shembull personal tha Berisha.

RonaTyra

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu