U dhunua nga dy persona, Drejtori i Postës së Lezhës: Sulmi ishte politik

0
Gjigandi

Drejtori i Postës së Lezhës, Pjerin Çuku mohon të ketë probleme me njeri. I pyetur nga grupi hetimor për ngjarjen e një dite më parë, ku u dhunua nga dy persona, Çuku nuk ka dhënë asnjë indicie se kush mund ta ketë kryer këtë akt.

Mirëpo, Çuku ka deklaruar se arsyeja e goditjeve me grushta ndaj tij ditën e djeshme lidhet me zhvillime politike.

Nuk kam konflikte, por mendoj se ngjarje mund të ketë ndodhur për shkak detyres dhe që lidhen me politiken”, mësohet të ketë thënë Çuku gjatë dëshmisë në polici.

Policia nuk e përjashton mundësinë që ngjarje të ketë ndodhur për çështje përonale, që nuk kanë lidhje me funksionin e Çukut. Agresoret kanë qenë dy të rinjë të cilët e kanë goditur disa herë me grushta, 42-vjeçarin Pjerin Çuku e më pas janë larguar me vrap.

42-vjeçari, pësoi fraktura në kokë dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Ky është rasti i dytë në harkun kohor të më pak se 1 muaj i dhunimit të drejtuesve të institucioneve në Lezhë.

RonaTyra

Me 30 nëntor u sulmua dhe u godit me sende të forta, Drejtori i OSHEE Edmir Përndreca teksa po lëvizte në rrugen Lezhë-Shënkoll.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu