U denonca nga “Piranjat” sepse torturonte qenin, policia shpall në kërkim 20-vjeçarin

0
Gjigandi

Pas videos së publikuar nga emisioni “Piranjat” ku një  djalë i ri shihet duke torturuar qenin, uniformat blu të kryeqytetit kanë bërë me dije se kanë verefikuar autorin.

Është shpallur në kërkim Mustafa Idrizi, 20-vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

 

Njoftimi i plotë:

RonaTyra

Në lidhje me një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit:

– M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu