U asfiksua brenda shtëpisë së barit në Angli, kush ishte Mariglen Ruçi

0
Gjigandi

Mister mbetet ende vdekja e shqiptarit në Britani, Mariglen Ruçi, 24-vjeç. Ngjarja raportohet se ndodhi ditën e hënë, në Thorndon Gardens në orët e para të mëngjesit. Familja e të riut, konfirmoi se Ruçi është djegur brenda një shtëpie bari që mori flakë.

Sipas asaj që raportohet, shqiptari është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së barit. Mirëpo, mister mbetet fakti se përse nuk është raportuar për vdekjen e shqiptarit në mediat britanike.

Ajo që thuhet në ‘Getsurrey.co.uk‘ është se fqinjët u tmerruan pas zbulimit të trupit brenda shtëpisë. Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili ndodhet në paraburgim.

Ruçi jetonte në Britani prej 2 vitesh. Familja nuk kishte dijeni për aktivitetin që 24-vjeçari po kryente gjatë gjithë kësaj kohe me shtëpinë e barit, veprimtari që i mori jetën.

24-vjeçari, në të shkuarën ka luajtur si futbollist në disa skuadra në vend. Që në moshë të vogël, Marigleni ka qenë futbollist për disa skuadra, si Tomorri, Bylisi, Apolonia, Dinamo, Luftëtari apo Vlora.

RonaTyra

Futbolli në Shqipëri nuk i hapi dyert të riut, e mesa duket, si shpëtim, Marigleni pa Anglinë dhe lëndët narkotike, si mënyrë e shpejtë për të fituar para.

I ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit, Flamur Ruçi. Ky i fundit ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mariglenit.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu