U akuzua disa herë për përdhunim/ Aktori i njohur francez: Dua t’ju them të vërtetën time

0
Gjigandi

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu ka qenë nën hetim zyrtar i akuzuar për përdhunim dhe dhunë seksuale që prej 16 dhjetorit të vitit 2020.

72-vjeçari ka folur për herë të parë rreth kësaj çështje duke deklaruar me bindje se kurrë nuk ka abuzuar me një grua.

Një letër e titulluar “Më në fund dua t’ju them të vërtetën” është publikuar në gazetën franceze Le Figaro, aty ky aktori shkruan:

“Nuk mund ta lejoj më atë që dëgjoj dhe lexoj për veten në muajt e fundit. Mendova se nuk më interesonte, por vërtet nuk më intereson. Më prek. Ç’është më e keqja, më lodh”.

Ylli francez u padit në vitin 2018 nga aktorja Charlotte Arnault, e cila pretendon se ajo ishte viktima e tij. Veç kësaj, faqja e internetit “Mediapart” publikoi një raport të gjerë për trembëdhjetë femra që akuzuan aktorin për sjellje të papërshtatshme dhe gjatë verës dy të tjera dëshmuan kundër tij në radion “France Inter”.

RonaTyra

Depardieu mohon fajësinë në të gjitha rastet, ndërsa për Arno ai ka deklaruar se aktorja ka shkruar vullnetarisht në dhomën e tij.

“Të lëndoja një grua për mua do të ishte njësoj si të grushtoja nënën time në bark. Ajo erdhi në shtëpinë time herën e parë dhe shkoi në dhomën time me dëshirë me një hap të lehtë. Sot thotë se u përdhunua. Mes nesh nuk ka pasur kurrë asnjë shtrëngim, dhunë apo kundërshtim. Ajo donte të këndonte këngët e Barbarës në Cirkun e Dimrit me mua. Unë i thashë jo. Më pas ajo bëri denoncim,” – sqaron Depardieu.

Një nga aktorët më të famshëm dhe produktiv të Francës, Depardieu, ka luajtur në rreth 170 filma gjatë gjithë karrierës së tij. Ai fitoi njohje ndërkombëtare me rolet kryesore në komedinë në gjuhën angleze “Green Card” dhe në “Cyrano de Bergerac”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu