“Turp të keni, gënjeshtarë”, Vuçiç paralajmëron: Pritet diçka e re në 15 ditë

0
Gjigandi

Beogradi ka menduar ta trajtojë situatën e krijuar në Kosovë në një frymë tradicionale që e sheh unitetin në sintoni me simbolet fetare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me Patrirakun e Kishës Serbe, Porfirije, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve.

Vuçiç ka sqaruar se “i ka prezantuar patriarkut situatën nga disa kënde”, diçka që nuk ka shumë lidhje me një klerik, cilidoqoftë rangu i tij.

Nga ana tjetër, president serb ka pranuar kompleksitetin e situatës së krijuar duke ulur disi natyrën ultimative të kërkesave të veta teksa ka nënvizuar se “Pantiçit duhet t’i lejohet të takojë familjarët e vet“, ndërkohë që ishte arrestimi i këtij që solli formalisht përshkallëzimin e serbëve.

“Ne jemi duke zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, sepse duhet të përfaqësojmë interesat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, ata që së bashku me vendet e NATO-s rrëmbyen, shkatërruan dhe shkelën integritetin territorial të Serbisë. po përpiqen ta bëjnë edhe sot. Ata guxojnë t’ju thonë marrëzi dhe marrëzi të tilla për integritetin territorial. Vetëm për ta ditur se ju doni të vrisni serbët. Ju rrëmbeni serbët dhe pastaj thoni të kemi kujdes”, tha Vuçiç.

RonaTyra

“Mos na gënjeni! Ne po flasim me përfaqësuesit ndërkombëtarë, edhe në këtë moment. Po bëjmë më të mirën që të ruajmë paqen dhe të arrijmë një lloj zgjidhje kompromisi. Turp të keni, gënjeshtarë!  Edhe nëse ne arrijmë diçka dhe nuk jam i sigurt nëse do të arrijmë, do të ketë diçka të re në 15 ditët e ardhshme. Qëllimi final është dëbimi përfundimtar i serbëve dhe sidomos i atyre që nuk binden”, tha ai.

j.l./ dita 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu