Turistët befasohen nga Berati, qytet unik

0
Gjigandi

Berati ka qenë ndalesa e parë e disa turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për të mësuar më shumë rreth historisë së saj.

Lagjet “Mangalem “Gorricë dhe Kala” tashmë në UNESSCO po joshin shumë turiste nga vendet e botës.

Ata që vijnë për herë të parë janë befasuar me këtë qytet në të cilin çdo gur ka një histori për të treguar.

“Këtu është shumë bukur, qyteti . Shqiptarët janë shumë të sjellshëm dhe miqësor. Janë gjithmonë të gatshëm për të të ndihmuar”, thotë një nga turistët.

“Qyeti i Beratit ishte një suprizë për ne. Ky qytet është unik. Shqipëria është shumë e bukur.”

RonaTyra

“Është hera e parë në Shqipëri. Nuk kisha dëgjuar asnjëherë për të, por padyshim është një vend që duhet vizituar. Lagjet simbolike muzeale, muzetë, kishat dhe xhamitë në berat janë vëretet të veçanta”, thotë një tjetër.

Numri i turistëve që vizitojnë Beratin rritet nga viti në vit. Këtë vit ka pasur një rritje të numrit të turistëve me gati 37%. Sipas statistikave, për vitin 2021 Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat është vizituar nga 84 mijë vizitorë, ndërsa vetëm për këtë nëntëmujor numri i vizitorëve ka shkuar 68 mijë.

Pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO, Berati i një mbi një dritareve mbetet atraksion për turistët në çdo stinë të vitit dhe lagjet Muzeale e Kalaja ku ndodhet edhe Muzeu Onufri janë pasaporta e qytetit.

Bukuria dhe historia që shpalosin haptazi tre lagjet muzeale: “Mangalem “Goricë dhe Kala”, tashmë në UNESCO, sjellin një fluks të turistëve që këtë vit kanë ardhur nga shtete si: Spanja, Kroacia, Anglia, Gjermania, Italia etj.

Gjatë vizitës dhe qëndrimit të tyre në Shqipëri,turistët e huaj nuk ngurrojnë që një apo dy ditë t’ia kushtojnë Beratit, qytetit mbi 2400 vjeçar, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 2008.

Lagjet simbolike muzeale, muzetë, kishat dhe xhamitë janë nga më të vizituarat nga turistët, ndërkohë që këtyre vlerave vitet e fundit i janë shtuar dhe atraksioni që ofrojnë sporti i rafting në kanionet e Osumit dhe Parku Kombëtar në malin e Tomorrit.

Tutistët shprehen se qyteti i Beratit është “magjik” dhe me vlera të ralla. Ata shprehen të impresionuar nga arkitektura e qytetit, mikëpritja dhe bujaria e njerëzve dhe veçanërisht nga ushqimet tradicionale beratase, që sipas tyre janë tepër të shijshme. /abc

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu