Tubim para Parlamentit Europian për efektivin e vrarë nga serbët në Kosovë

0
Gjigandi

Një protestë është mbajtur ditën e sotme në Bruksel për vrasjen e policit shqiptar në Kosovë, Afrim Bunjaku. Në foto shihen me dhjetëra shqiptarë që janë mbledhur para Parlamentit Europian në sheshin Luxembourg.

Siç shihet, shqiptarët që janë mbledhur në Bruksel, kërkojnë drejtësi dhe vendosjen e sanskioneve nga BE për Serbinë.

Me pankarta në duar që lexojnë ‘Afrim Bunjaku, heroi ynë’ dhe flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarët po protesojnë për të kërkuar drejtësi për efektivin e vrarë nga kriminelët serbë.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

RonaTyra

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë.

Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu