Trump fajëson median për trajtimin histerik të koronavirusit

0
Gjigandi

Presidenti Donald Trump e konsideroi shpërthimin global të koronavirusit si një komplot liberal që synonte të minonte mandatin e tij të parë, krahas impeachment kundër tij si edhe krahas çështjes Mueller, shkruajnë Nancy Cook dhe Mathew Choi për politico.eu.

Ai fajësoi shtypin se po vepronte në mënyrë histerike në lidhje me koronavirusin, që është përhapur në Kinë, Japoni, Korenë e Jugut, Iran, Itali dhe SHBA dhe minimizoi rreziqet e tij duke dalë edhe kundër mendimit të ekspertëve se kemi të bëjmë me një grip të zakonshëm.

“Demokratët po e politizojnë koronavirusin. Ata po e politizojnë atë”, tha Trump.

“Ata nuk kanë asnjë të dhënë”, theksoi ai.

Trump e konsideroi koronavirusin “mashtrim e tyre të ri”.

RonaTyra

Komentet e Trump erdhën pasi Shtëpia e Bardhë është përpjekur t’u përgjigjet në mënyrën e duhur dhe të përmbajtur çështjeve që kanë të bëjnë me koronavirusin.

Duke hedhur poshtë raportimin e lajmeve për virusin dhe duke u përpjekur të bëjë liberalë përgjegjës për një krizë të mundshme të shëndetit publik që ka pak lidhje me politikën, Trump bëri atë që bën shpesh më mirë: ai kërkoi të shmangë fajin në një kohë kur shumë amerikanë kërkuan fakte shkencore.

Pasi Trump kishte minimizuar rreziqet e koronavirusit, ai siguroi mbështetësit se Shtëpia e Bardhë ishte “e organizuar në mënyrë madhështore” për luftën kundër koronavirusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu