Tregu i pasurive të patundshme nën presion nga homeoffice

0
Gjigandi

Një në njëmbëdhjetë ndërmarrje në Gjermani, do të zvogëlojë sipërfaqen e zyrave për shkak të tendecës së re të punës nga shtëpia. Kjo tendencë që po vazhdon nuk u pëlqen aspak agjentëve të pasurive të patundshme. Siç bëri të ditur instituti ekonomik i Mynihut, Ifo, vetëm 9,1% e të gjithë firmave kanë planifikuar të bëjnë ndryshime për t’iu përshtatur tendecës së re të punës nga shtëpia.

Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve i ka lënë pa ndryshuar sipërfaqet e zyrave”, deklaroi eksperti i Ifo-s, Simon Krause. Megjithatë 9,1% kanë planifikuar të bëjnë ndryshime, siç bëri të ditur insituti Ifo në rezultatet e sondazhit të zhvilluar me firmat. Në disa sektorë madje kjo shifër është më e lartë dhe arrin deri në 40%. “ Puna nga shtëpia ka shkaktuar rënie të lehtë të kërkesave për sipërfaqe zyrash duke ushtruar kështu presion ndaj tregut të pasurive të patundshme.” Ky zhvillim mund të ashpërsojë krizën e këtij tregu, i cili ndodhet nën presion për shkak të uljes së përqindjeve të interesit dhe kostove të ndërtimit.”

Puna nga shtëpia nuk është e mundshme kudo

Mbas shifrave që tregojnë tendencat e përgjithshme fshihen dallime të mëdha. Në sektorin e shërbimit shifra e ndërmarrjeve që kërkojnë të zvogëlojnë zyrat është 11,9%, në industri 8.1%. Shumë firma që kërkojnë të zvogëlojnë zyrat për shkak të punës nga shtëpia, ndodhen kryesisht në sektorin e automjeteve (37,5%), tek prodhuesit e veshjeve (18,6%), në sektorin e industrisë së transmetimit (40,3%), sektorin e teknologjisë së informacionit (21,0%), në sektorin e shërbimit informativ (28,4%) si dhe sektorin e reklamave dhe studimit të tregut (34,8%).

Në fushën e tregtisë kjo shifër është 3,7% dhe në sektorin e ndërtimit 1,9%, që tregojnë se pak ndërmarrje të këtyre sektorëve kërkojnë të zvogëlojnë sipërfaqen e zyrave.

RonaTyra

Sipas të dhënave zvogëlime të sipërfaqes së zyrave janë planifikuar të bëhen nga sektorë ku përdoret shumë puna nga shtëpia. Përkundrazi, vetëm një përqind e të gjitha firmave kërkojnë të rrisin sipërfaqen e zyrave për shkak të mënyrave të reja të punës.

Afati i kontratave të qirave nuk ka përfunduar

Instituti Ifo, mban që prej një viti një kuotë konstante punonjësish që punojnë nga shtëpia, kuotë që përbën një të katërtën e gjithë punonjësve. “Pas pandemisë u bë e qartë: Homeoffice ka ardhur për të qëndruar,” thotë Krause. Shumë ndërmarrje kanë reaguar tashmë dhe i kanë përshtatur zyrat e tyre me modelet e reja të punës, duke futur ndarjet e tavolinave të punës dhe hapësira më të mëdha për këmbime personeli në ditët kur njerëzit shkojnë në punë. Firma të tjera kanë planifikuar të bëjnë përshtatjen vitet e ardhshme, kur të marrin fund afatet e kontratave të qirave të zyrave, që janë ende të vlefshme.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu