Ellie Goulding ka reaguar për herë të parë mbi thashethemet se ajo e tradhtoi Ed Sheeran me ish-anëtarin e grupit “One Direction” Niall Horan shumë vite më parë.
Goulding adresoi thashethemet kur një përdoruese e TikTok komentoi videon e saj në të cilën Ellie po kërcente me këngën e Harry Styles, “As It Was”.
“Nuk mund ta besoj që e tradhtove Edin me Niallin, por shkëlqyeshëm”, ka shkruar komentuesja poshtë videos së Goulding. Por këngëtarja e “Lights” e mohoi me shpejtësi akuzën, duke i kthyer përgjigje, “E pavërtetë! Por, shkëlqyeshëm. ”
Goulding, 36 vjeç dhe Sheeran, 31 vjeç, ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje kur u panë të kapur për dore ndërsa ishin ulur në audiencë së bashku në MTV Video Music Awards 2013. Ndërsa Goulding mohoi se ata ishin çift, Sheeran raportohet se kishte insinuuar se ata po takoheshin në një intervistë atë vit përpara se të pranonte se gjërat mbaruan aq shpejt sa filluan.
Por spekulimet e gjata se Goulding tradhtoi këngëtarin e “Shape of You” nisën kur ai hoqi këngën e tij hit të vitit 2014 “Don’t”. Tekstet e tij dukej se nënkuptonin se ai ishte tradhtuar dhe shumë fansa arritën në përfundimin se Goulding ishte tradhtarja në fjalë.
Një botim anglez pretendoi se tekstet kishin të bënin me Goulding e cila kishte tradhtuar Sheeran me Horan.
Goulding dhe Horan, tani 29 vjeç, thuhet se patën një flirt atë vit dhe ndezën thashethemet për lidhje kur u panë në V Festival.
Por Goulding më në fund i ka vënë vulën historisë shumëvjeçar falë përgjigjes së saj të drejtpërdrejtë në TikTok.