Totti: Ka shumë polemika për Botërorin e Katarit, unë për vete po argëtohem

0
Gjigandi

Nëse shumëkush nuk e ka pëlqyer Kupën e Botës dimërore në Katar deri më tani, ka nga ata që shkojnë kundër rrymës, si Francesco Totti: “Siç ndodh gjithmonë, ka pasur disa polemika para fillimit, por nuk mund ta mohoj që më ka pëlqyer ta shikoj këtë Botëror. Jam kurioz të shoh se çfarë do të ndodhë tani.

Kam parë gjëra të mira në nivel futbolli. FIFA-s dhe presidentit Infantino duhet t’iu njihen meritat që futbolli ka arritur një dimension më global në vitet e fundit, siç tregohet, për shembull, nga kualifikimi në 1/8 finale të kombëtareve aziatike dhe afrikane”.

Ka pasur kaq shumë surpriza në Katar, që i lanë përshtypje ish-kampionit të botës me Italinë në vitin 2006: “Kjo është Kupa e Botës që lartëson sportin, sot shohim ekipe kombëtare si Maroku, Japonia apo Arabia Saudite, që ka mundur Argjentinën, duke luajtur në mënyrë të barabartë me të gjitha kombëtaret e tjera.

Kjo nuk është më një risi, ndërsa vetëm disa vite më parë dukej e pamundur. FIFA ka investuar shumë në këto vende, si në stërvitje, ashtu edhe në struktura. Ky është një Botëror ku është më mirë të mos bëni parashikime, sepse të gjithë kanë mundësinë të bëjnë mirë dhe ndoshta të na befasojnë”.

Ambasadori i Serie A në Emiratet e Bashkuara Arabe, Totti do të transferohet në Doha në ditët në vijim për të ndjekur nga afër ndeshjet më të fundit dhe vendimtare të Kupës së Botës: “Në Lindjen e Mesme ka një dëshirë të madhe për sport dhe kjo është një gjë pozitive.

RonaTyra

Përtej polemikave, futbolli dhe vlerat e sportit janë zgjidhja më e mirë që mund të favorizojë proceset e integrimit dhe globalizimit midis individëve e popujve”. Duartrokitje nga ish-numri 10 edhe për Stéphanie Frappart, gruaja e parë që arbitroi një ndeshje në Kupën e Botës: “Është e rëndësishme, e them këtë edhe si baba i një vajze. Shpresoj që herët a vonë këto të mos konsiderohen lajme, por çdo gjë bëhet normale”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu