Tite mbron Brazilin e tij nga kritikat për ‘baletin në fushë’: Ato janë pjesë e kulturës sonë…

0
Gjigandi

Tite, trajneri i Brazilit, tha se Alex Sandro vështirë se do të luajë sot kundër Kroacisë: “Do të shohim situatën në stërvitje, por tendenca është që ai të mos luajë dot, sepse nuk ka bërë ende një punë të madhe. Të shohim se si do ta vlerësojë stafi mjekësor situatën e tij, ndryshe nga ajo e Neymar. Megjithatë, ne do ta vëzhgojmë atë”.

Nëse Alex Sandro është ende jashtë mundësive, Eder Militao do të luajë si mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa Danilo do të bëjë anësorin e majtë, në vend të shokut të tij të skuadrës te  Juve, si kundër Koresë së Jugut.

Më pas Tite hodhi poshtë kritikat për kërcimet (baletin në fushë) me të cilat lojtarët e tij festojnë golat: “Ata që na sulmojnë për këto festime nuk e njohin kulturën e Brazilit, mënyrën e të qenurit të brazilianëve, është pjesë e edukimit të fëmijëve tanë.

Historia thotë se unë kam qenë gjithmonë i respektueshëm për të gjithë. E kam bërë atë “balet” (me Richarlison) për një formë lidhjeje me brezat e rinj. Unë jam 61 vjeç dhe pothuajse të gjithë lojtarët në Brazil mund të jenë nipërit e mi. Duhet të kërcej përsëri, do të kërcej. Thjesht i kërkova të më fshehin pak nga kamerat (të qeshura)”.

Urimet më të mira për Pelé: “Ai është një frymëzim për të gjithë ne dhe shpresoj që të rikuperohet. Momenti i tij i vështirë ka bashkuar të gjithë fansat e botës. Pelé është një shembull global solidariteti”. Disa fjalë për Kroacinë, që do ta ketë përballë: “Ka cilësi teknike individuale dhe kolektive, është shembull i qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu