“Tiranës i erdhi goli nga hiçi, e dominuam ne”, Duro flet pas humbjes: E tejkaluan pak me vonesat e lojës

0
Gjigandi

Shpëtim Duro ka pësuar humbjen e parë në drejtimin e Egnatias, një humbje të cilën tekniku e ka cilësuar si të pamerituar edhe pse vinte përballë Tiranës kampione në fushën e kësaj të fundit.

“Sigurisht është një humbje me kampionen siç është Tirana. Por ua kisha thënë edhe lojtarëve që këtë ndeshje do e vendosë ndonjë episod. Më vjen keq, se deri në fillimin e pjesës së dytë nuk kishte asnjë shans goli, ishin 5 futbollistët tanë, një rast shpërqendrimi që i dha mundësi Tiranës të shënojë. Nuk kishte as mundësi e raste Tirana, nga hiçi i erdhi goli, këtë kisha frikë se këtë ndeshje nëse shënonim mund të fitonim, shënoi Tirana dhe e fitoi.

Fusha është e njëjtë për ne dhe Tiranën, nuk është në kushte optimale. Në pjesën e parë ishte lojë e kujdesshme, pa situata të shumta. Ndoshta pat dy momente Delarzh ku edhe mund të ndëshkonte Tiranën. Por ishte lojë e kujdesshme në të dy krahët, pas golit ne morëm frenat e lojës, duke punuar nga krahët e me qarkullim topi. Raste nuk kishte shumë se Tirana po mbrohej me shumë forca, ato 2-3 mundësi nuk patëm fatin të finalizojmë.

Si lojë nuk na superoi Tirana, në pjesën e dytë ishim ne më mirë. Më vjen keq për mënyrën se si erdhi humbja, gol krejtësisht i evitueshëm. Edhe Tirana nuk kishte besim  se nëse do të dominonte, por tregoi se nuk kishte besim, ne luajtëm më mirë se Tirana në të gjitha aspektet, por e theksova që në këto ndeshje vendosin situata të veçanta. Pati fat Tirana dhe në mënyra të ndryshme në pjesën e dytë u përforcuan shumë në mbrojtje. Dhe me vonesat që nuk është normale për një skuadër si Tirana. E di që janë forma për të ruajtur rezultatin por pak e tejkaluan.

Bilancin e kam pasur pozitive me Tiranën e Partizanin por janë histori, çdo ndeshje është histori tjetër. Edhe sot. Përsëri them që jam i mërzitur si humbëm se meritonim pak më shumë sot:, theksoi Duro pas sfidës për “Oversport”.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu