Tiranë, 17 milionë euro për 4 shkolla/ Shpallet fituesi i koncesionit, në garë një grupim prej 6 kompanish

0
Gjigandi

Një bashkim prej 6 shoqërish mes të cilave “Fusha shpk”, “Ed Konstruksion”, “Erzeni” dhe “Alba Konstruksion” kanë fituar koncesionin 17 milionë euro për ndërtimin e katër shkollave të reja në Tiranë.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Tenderi për këtë koncesion u zhvillua në datën 9 shtator dhe fondi limit i përcaktuar ishte 1 miliardë e 739 milionë lekë, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Në garë u paraqit vetëm një ofertë, ajo e bashkimit të 6 shoqërive me vlerë 1 miliardë e 738 milionë lekë ose sa 99.99 për qind e fondit limit.
Bashkia e Tiranës ka vendosur të shpall fituese ofertën e vetme të paraqitur, duke i hapur rrugë kështu ndërtimit të katër objekteve arsimore, nga të cilat dy në zonën e Dajtit, një në njësinë numër 8 dhe një shkollë tjetër në njësinë administrative numër 2.
Sipas formulës se koncesionit, konsorciumi fitues do t’i ndërtojë shkollat me paratë e veta dhe do ti mirëmbajë ato për 7 vjet. Përgjatë kësaj periudhe, Bashkia e Tiranës do të paguajë më këste të gjithë vlerën e kontratës, pra 2 miliardë lekë ose 17 milionë euro me gjithë tatimin mbi vlerën e shtuar.
Ky është loti i dytë i projektit që parashikon ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet me koncesion. Sipas relacionit të buxhetit të shtetit, këto shkolla do të kushtojnë në total 10 miliardë lekë ose mbi 80 milionë euro, para të cilat financohen nga taksa e posaçme e infrastrukturës arsimore, që Bashkia Tiranë ka ngarkuar mbi familjet dhe biznesin në kryeqytet. Sipas Bashkisë, ky koncesion është i nevojshëm për të zgjidhur përfundimisht mësimin me dy turne dhe mbipopullimin e klasave në Tiranë.
Klodian Tomorri

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu